Aksident pune në Shkodër, fabrikë ilegale në hetim

Emigranti afrikan në Shkodër ndryshon dëshminë: U plagos në punë, jo në hotel

Një aksident në punë, i ndodhur në zonën industriale të Shkodrës, ka nxjerrë në pah aktivitetin e paligjshëm të një fabrike kompostimi, ku u lëndua rëndë një shtetas i huaj. Fillimisht, personi i dëmtuar deklaroi se ishte dëmtuar në një hotel.

Megjithatë, pas publikimit të një fotografie ku ai shfaqej duke dalë i gjakosur nga ambientet e fabrikës, ai pranoi se ishte plagosur gjatë punës. Sipas burimeve, ai ka pësuar prerje të rënda në gjymtyrë dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje urgjente në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Hetimet paraprake sugjerojnë se personi punonte prej kohësh në këtë subjekt, i cili dyshohet se ushtronte aktivitet ekonomik pa leje, pranë shkollës “Arben Broci”. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke u fokusuar në kushtet e sigurisë në punë, ligjshmërinë e aktivitetit dhe përgjegjësinë e pronarëve të fabrikës.

Scroll to Top