Një aksident automobilistik i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan–Tepelenë. Si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve, ka humbur jetën një 39-vjeçare.
Në vijim të ngjarjes, dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe, sipas informacioneve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
