Shkëputet mali dhe bllokon rrugën: Situatë alarmante në aksin Qukës- Qafë Plloçë
Një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh është evidentuar në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, në afërsi të tuneleve.
Si pasojë e shirave të shumtë, një sipërfaqe e madhe mali është shkëputur, duke bllokuar plotësisht aksin.
Kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vërë në përdorim një rrugëkalim provizor (bypass) për kalimin e mjeteve.
