Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Kalimash.
Si pasojë e ngjarjes, një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore. Ato po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për menaxhimin e trafikut, i cili është rënduar ndjeshëm për shkak të incidentit.
