Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person plagoset rëndë dhe dërgohet në Traumë
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në aksin Shënkoll–Rrilë, në qarkun e Lezhës. Si pasojë e përplasjes së fortë mes mjeteve, njëra prej makinave ka përfunduar jashtë rruge.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur Kristian Kola. Fillimisht, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai është dërguar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar nga mjekët.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
