Aksident tragjik autobusësh në Uganda: 63 të vdekur

Aksident i rëndë/ Autobusët përplasen kokë më kokë, 63 të vdekur

Një aksident rrugor që përfshiu dy autobusë në njërën nga autostradat më të ngarkuara të Ugandës ka rezultuar në vdekjen e të paktën 63 personave dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës në autostradën që lidh kryeqytetin Kampala me qytetin verior Gulu. Aksidenti u shkaktua pasi dy autobusë, që udhëtonin në drejtime të kundërta, u përpoqën të parakalonin automjete të tjera, një kamion dhe një SUV.

“Gjatë manovrës së parakalimit, të dy autobusët u përplasën ballë për ballë”, njoftoi Forca e Policisë së Ugandës për X. Sipas tyre, “63 persona humbën jetën, të gjithë pasagjerë të automjeteve të përfshira në aksidentin rrugor”.

NTV UGANDA raportoi: “ICYMI: Janë shprehur shqetësime për vdekjen e disa personave pas një aksidenti rrugor në Kitaleba Village, Kiryandongo District, që përfshiu katër automjete, duke përfshirë dy autobusë që u përplasën gjatë parakalimit përgjatë autostradës Kampala–Gulu.”

Scroll to Top