Pamje tragjike nga India: Autobusi bie në greminë, 4 të vdekur dhe 18 të plagosur
Të paktën katër persona humbën jetën të shtunën në veri të Indisë, pasi një autobus doli nga rruga dhe ra në një greminë pranë fshatit Soja. Nga aksidenti, 18 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas agjencisë së lajmeve ANI, në autobus udhëtonin gjithsej 22 persona, përfshirë dy fëmijë. Autoritetet konfirmuan se katër viktimat ishin dy burra dhe dy gra. Të mbijetuarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
