Aksident tragjik gjatë vjeljes së ullinjve në Berat

Berat: Aksident tragjik gjatë vjeljes së ullinjve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë. Viktima, i identifikuar si Ermal Rripi, ishte duke vjelë ullinj kur fatkeqësisht ra nga një pemë.

Ai u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat, por për fat të keq nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë transportit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët pas verifikimeve të kryera kanë konfirmuar se ngjarja ka qenë aksidentale.

Scroll to Top