Aksident Tragjik në Florida: 4 të Vdekur, 11 të Plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Florida, ku një 22-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar brenda një lokali, duke i marrë jetën katër personave dhe duke plagosur 11 të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi i riu, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë që e ndiqte, humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me forcë në lokal.

Të paktën 11 persona u plagosën, ndërsa njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje kritike në spital.

Pas aksidentit, 22-vjeçari është arrestuar dhe ndodhet nën hetim nga autoritetet.

Scroll to Top