Aksident tragjik në Indi, autobusi merr flakë, 25 viktima

Aksident i rëndë në Indi, autobusi merr flakë pas përplasjes, 25 persona humbin jetën

Të paktën 25 pasagjerë humbën jetën tragjikisht në Indi, pasi autobusi ku udhëtonin u përfshi nga flakët pas një përplasjeje me një motoçikletë. Disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, siç njoftoi policia.

Zjarri përfshiu mjetin brenda pak minutash, duke bllokuar dhjetëra pasagjerë brenda. Shumë prej tyre ishin në gjumë gjatë udhëtimit në një autostradë pranë qytetit Kurnool, në shtetin Andhra Pradesh, në jug të Indisë.

Tetëmbëdhjetë pasagjerë arritën të thyenin dritaret dhe të dilnin jashtë me lëndime të lehta. Megjithatë, të tjerët u dogjën të gjallë përpara se ndihma të mbërrinte në vendngjarje, deklaroi oficeri i policisë Vikrant Patil.

Scroll to Top