Identifikohen dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën në një aksident në Itali
Dy të rinj shqiptarë humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në Savigliano, Itali. Automjeti tip Jeep, me të cilin udhëtonin viktimat, të cilët ishin rreth 20 vjeç, u përplas me një kamion. Një moshatar i tyre, i cili ndodhej gjithashtu në automjetin Jeep, mbeti i plagosur.
Nga ky aksident tragjik, humbën jetën Blendi Syla dhe Robert Daçi. Emri i personit të plagosur nuk është bërë ende publik.
Dy të rinjtë shqiptarë u nxorën pa shenja jete nga automjeti. Në kamion udhëtonin një burrë dhe një grua, të cilët gjithashtu pësuan lëndime.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në rrugë u bllokua për një kohë të gjatë. Forcat e rendit po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
