Aksident në Kosovë, dy viktima nga Shqipëria
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Prizren-Suharekë, ku një automjet është përplasur me një kamion. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën dy persona nga Shqipëria.
Viktimat janë identifikuar si Elizabeta Katija, 43 vjeç, dhe Eorda Sinollari, 32 vjeç.
Elizabeta Katija njihej si një personazh i njohur në fushën e biznesit dhe mbante pozicionin e drejtueses në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Ndërkohë, Eorda Sinollari ushtronte profesionin e konsulentës, por ndër vite kishte punuar edhe si gazetare.
Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin e rëndë dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike.
