Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një person
Një aksident i rëndë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore.
Sipas policisë, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit. Si pasojë, automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues.
Policia raporton se si pasojë e këtij aksidenti, shtetasi N. K. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
