Tragjedi në Stamboll: Autobusi bie në përrua, katër të vdekur dhe shtatë të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Stamboll, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një përrua. Sipas raportimeve paraprake, nga kjo ngjarje tragjike kanë humbur jetën katër pasagjerë, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur.
Në vendngjarje mbizotëroi kaosi, ndërsa ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve. Një numër i madh zjarrfikësish, efektivësh policie dhe ndihmës mjekësorë u angazhuan në operacionin e shpëtimit.
Të plagosurit u transportuan me ambulanca drejt spitaleve më të afërta për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
