Aksident Tragjik në Vjenë: Shembja e Skelës Merr 4 Jetë

Shembja e skelës në një kantier ndërtimi në Vjenë: 4 viktima dhe 1 i plagosur rëndë

Katër persona humbën jetën si pasojë e shembjes së skelave në një kantier ndërtimi. Ngjarja tragjike ka ndodhur në një lagje të Vjenës, pranë Shkollës Franceze dhe Pallatit të Lihtenshtajnit, një ndër ndërtesat më luksoze dhe historike të qytetit.

Deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e sakta të kësaj tragjedie. Autoritetet kanë njoftuar se një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, Policia ka nisur marrjen e deklaratave nga dëshmitarët okularë dhe punëtorët që mbijetuan aksidentit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Scroll to Top