Aksidenti në Zall Bastar: Dy persona humbin jetën
Dy persona, 50-vjeçari B.H. dhe 45-vjeçari M.D., kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin ra në një humnerë pranë fshatit Zall Bastar, Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10. Automjeti, ku ndodheshin shtetasit M.D. dhe B.H., ka rënë në humnerë, duke sjellë si pasojë vdekjen e të dy pasagjerëve.
Forcat e Policisë dhe Grupi Hetimor janë aktualisht në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
