VIDEO/ Aksident tragjik në një resort skish në Zvicër, humb jetën një person
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në një resort skish në Zvicër. Sipas raportimeve, personi ka rënë nga teleferiku në një zonë me dëborë në mal.
Zëdhënësi i policisë konfirmoi se viktima ndodhej vetëm në teleferik në momentin e ngjarjes. Një helikopter dhe shërbimi i ambulancës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht personi kishte ndërruar jetë.
Në pritje të përfundimit të hetimeve për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë, është raportuar për një aksident të ngjashëm me një teleferik në kantonin zviceran të Obwalden, ku në zonë po frynte erë e fortë. Në atë rast, nuk ishte ende e qartë nëse kishte pasagjerë në kabinë.
