Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin, gjykata vlerëson masën e sigurisë për 32-vjeçarin
Hajri Barjamaj, 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin Leandro Shametaj, është paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë. Ai do të njihet me masën e sigurisë “arrest me burg” dhe gjykata do të vlerësojë nëse kjo masë do të mbetet në fuqi.
Seanca gjyqësore, e cila do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe do të drejtohet nga gjyqtari Etien Isak, pritet të sjellë edhe vendimin përkatës. Prokuroria ka kërkuar më parë masën e sigurisë “arrest me burg”.
