Aksident vdekjeprurës në Përrenjas

Aksident me vdekje në Përrenjas

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Përrenjas, ku një burrë rreth 50-vjeç ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Viktima, që dyshohet të jetë banor i zonës, po kalonte rrugën kur automjeti i ka dalë para, duke e hedhur në ajër dhe më pas duke e përplasur mbi një automjet tjetër. Për fat të keq, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje kanë përshkruar tmerrin e ngjarjes. “Para një ore e gjysmë ka ndodhur një aksident në Përrenjas, dhe ka humbur jetën një burrë rreth moshës 50 vjeç. Unë isha aty dhe e pashë kur e përplasi makina. Ai ndërroi jetë në vend, pasi makina e hodhi në ajër dhe ai ra sipër një makine tjetër. Ai po kalonte rrugën dhe automjeti me shpejtësi e mori përpara. Ishte nga zona,” ka shkruar një qytetare.

Në këto momente, nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga ana e policisë lidhur me këtë ngjarje.

Scroll to Top