BE publikon një raport ku thuhet se 25% e aksidenteve rrugore në të gjithë Bashkimin Evropian lidhen me konsumin e alkoolit.
Të drejtuarit nën ndikimin e alkoolit është një nga tre shkaktarët kryesorë të vdekjeve në rrugë, së bashku me shpejtësinë e tepruar dhe mospërdorimin e rripit të sigurisë.
Raporti vlerëson se rreth 6.500 vdekje mund të parandalohen çdo vit nëse të gjithë drejtuesit e automjeteve do të respektonin ligjin dhe nuk do të drejtonin pas konsumimit të alkoolit.
Europa është rajoni me konsumin më të lartë të alkoolit në botë, me një mesatare prej 9,2 litrash alkool të pastër të konsumuar për person në vit. Megjithatë, kjo mesatare fsheh dallime të konsiderueshme mes vendeve anëtare, sipas të dhënave nga Këshilli Evropian për Sigurinë e Transportit. Vende si Malta, Norvegjia dhe Suedia kanë nivele më të ulëta konsumi krahasuar me Estoninë, Çekinë dhe Irlandën.
Alkooli, edhe në sasi të vogla, ndikon negativisht në gjendjen e qetësisë së drejtuesit të automjetit. Efektet variojnë nga shtypja e ndjeshmërisë pas konsumimit të sasive të mëdha, deri te dobësimi i aftësive njohëse pas konsumimit të sasive të vogla. Në shumë raste, alkooli dëmton aftësinë për të drejtuar, edhe kur nivelet e tij në gjak janë nën kufijtë ligjorë të lejuar në disa vende të BE-së.
Drejtuesit që kanë konsumuar alkool rrezikojnë dukshëm më shumë të përfshihen në aksidente sesa ata që nuk kanë alkool në gjak.
