Aksidentet rrugore ulen: 9.4% më pak në Shkurt 2025

Aksidentet Rrugore Ulen edhe në Shkurt me 9.4%, Të Rinjtë Më Problematië në Timon

Pas uljes së numrit të aksidenteve të regjistruara në muajin janar, duket se edhe muaji shkurt 2025 ka vijuar me të njëjtën tendencë pozitive. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) tregojnë se edhe në muajin e dytë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka pasur një ulje prej 9.4% të numrit të aksidenteve rrugore.

Sipas publikimit të INSTAT, në muajin shkurt 2026 janë regjistruar 97 aksidente rrugore, nga të cilat kanë rezultuar 125 persona të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Periudha janar-shkurt 2026 shënon një ulje prej 9.4% të aksidenteve rrugore, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Të dhënat nënvizojnë se shkaku kryesor i aksidenteve, në shumicën e rasteve, lidhet me sjelljen e drejtuesve të mjeteve, me grupmoshën e re që paraqet më shumë probleme. Publikimi sqaron se gjatë muajit shkurt 2026, 86.6% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 25-34 vjeç rezulton të jetë më e prekur, duke përbërë 27.8% të numrit total të aksidenteve të regjistruara gjatë kësaj periudhe.

INSTAT gjithashtu ka vlerësuar se përpunimi i të dhënave ka nxjerrë në pah se ditët e javës me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore janë të shtunën (21.6%), ndërsa ditët me numrin më të ulët është e marta (10.3%). Për sa i përket orarit, numri më i lartë i aksidenteve rrugore është regjistruar në intervalin kohor 08:00-12:00, duke zënë 22.7% të totalit të aksidenteve rrugore.

Scroll to Top