Pre. Sht 21st, 2018

Aksioni i policisë në Shkodër, 4 në pranga

Policia nisi të mërkurën një aksion të gjerë në Shkodër për zbulimin e grupeve kriminale që dyshohet se kanë gisht në ngjarjet e rënda të muajve të fundit në këtë qytet. Raportohet për 4 persona të arrestuar gjatë mbrëmjes.

Vijojnë kontrollet e policisë në lagjet Kiras dhe Dobraç.

Qyteti i Shkodrës është tronditur nga disa ngjarje të rënda. Më 13 janar të këtij viti, Lulzim Kulla, me një të kaluar problematike i shpëtoi një atentati me bombë, por disa kalimtarë u plagosën. Sulmi ndaj tij u komentua si luftë mes bandave.

Pak më vonë u ekzekutua një ish-polic dhe bashkëjetuesja e tij. Boran Bercama dyshohej se kishte lidhje me një nga familjet e njohura në Shkodër.

Edhe vrasja e Fatbardh Liçit në muajin gusht mbeti e pazbardhur dhe u komentua e lidhur me ngjarjet më të hershme.

Ndërsa me 1 shtator u ekzekutua një biznesmen. Dyshimet janë se shënjestra ishte dikush tjetër.

InfoPasqyra/tch

Kategori