Hën. Nën 19th, 2018

Aksioni kundër të fortëve, Veliu: Do të ndëshkojmë ashpër çdo individ që sfidon shtetin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në një konferencë për shtyp deklaroi se operacioni “Ndëshkimi i të fortëve” po kontrollon individët me “precedentë kriminalë dhe me rrezikshmëri shoqërore”, kudo që ata janë.

“Operacioni synon parandalimin e veprimtarive kriminale në territor. Operacioni kundër të fortëve ndëshkon ata që sfidojnë autoritetin e shtetit dhe forcën e ligjit”, deklaroi Veliu.

“Forcat policore kontrollojnë individët problematikë, kudo që ata ndodhen. Nga 20 shtatori ka nisur operacioni “Ndëshkimi i të fortëve”. Operacioni ka qenë i heshtur, ndërsa sot po bëjmë me dije rezultatet”, shtoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

InfoPasqyra/tch

Kategori