Aktorët e njohur të Hollivudit, Alec Baldwin dhe vëllai i tij, Steven, u përfshinë në një aksident automobilistik në East Hampton, New York. Automjeti i tyre u përplas me një pemë.
Aktori ka shpjeguar se përplasja ndodhi pasi po përpiqej të shmangte një kamion të madh mbeturinash që u bllokonte rrugën. Incidenti ndodhi të hënën, ndërsa Alec Baldwin ndau lajmin përmes një postimi në Instagram.
Ai sqaroi se po drejtonte Range Rover-in e bardhë të bashkëshortes së tij, Hilaria, dhe se vëllai i tij, Steven, gjendej në automjet. Ata po udhëtonin drejt Festivalit të Filmit në Hamptons.
“E përplasa makinën e gruas sime dhe ndihem keq për këtë – por gjithçka është në rregull. Jam mirë, vëllai im është mirë,” ka thënë ai. Gjithashtu, ai shtoi: “Khilaria, të dua më shumë se çdo gjë dhe jam shumë krenar për ty.”
Aktori falënderoi fansat për mesazhet e marra duke shkruar: “faleminderit për shqetësimin tuaj.”