AKU bllokon 7 ton djathë, baxa të mbyllur në Shkodër

AKU bllokon mbi 7 ton djathë në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope gjatë një kontrolli të ushtruar në subjektin “Nail Idrizi”, i cili kryente aktivitet baxho.

Trupat inspektuese kanë vendosur gjithashtu bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit të subjektit deri në plotësimin e standardeve higjieno-sanitare.

Ndaj subjektit janë marrë masa administrative, duke përfshirë dy gjoba:

  • Një gjobë prej 300,000 lekë për shkelje të kushteve të higjienës, bazuar në Ligjin Nr. 9863 “Për ushqimin”, neni 68, pika 1, germa “h”.
  • Një gjobë prej 100,000 lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë së produkteve.

AKU njofton se kontrollet do të vijojnë me intensitet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Scroll to Top