AKU bllokon produkte ushqimore të pasigurta në Tiranë

AKU bllokon mbi 2.4 tonë produkte me origjinë shtazore dhe fruta të thata

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer kontrolle në tregun agro-ushqimor në Tiranë, duke u fokusuar në subjekte që tregtonin produkte me origjinë shtazore.

Pas një denoncimi për tregtim të produkteve ushqimore të pasigurta, inspektimet zbuluan disa raste të mungesës së etiketimit. Konkretisht, u bllokuan:

  • 197.5 kg produkte të pasigurta, duke përfshirë djathë kaçkavall dhe fruta të thata.
  • 2214.2 kg produkte në mungesë etiketimi, si sallam dhe fruta të thata.

Autoriteti i Ushqimit njoftoi se për shkeljet e konstatuara u vendosën gjithsej shtatë masa administrative me gjobë. Gjobat për tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë gjurmueshmërie dhe mungesë etiketimi arritën në vlerën totale prej 1.600.000 lekë.

Scroll to Top