Mër. Dhj 19th, 2018

Akuzat e PD, ARRSH: Tenderi i Unazës së Madhe sipas procedurës

TIRANË, 12 nëntor . – Autoriteti Rrugor Shqiptar nëpërmjet një njoftimi për medie, sqaron opinionin publik mbi hapat që janë ndjekur për “Rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta, rrethrrotullimi Shqiponja, në Tiranë”.

Kjo përgjigje e ARRSH-së vjen pas akuzave të Partisë Demokratike se ka pasur parregullsi gjatë tenderimit për ndërtimin e këtij segmenti të “Unazës së madhe” të Tiranës.

ARRSH shpjegon më poshtë rrugën e ndjekur.

Për lotin 1”, me fondin limit: 2.246.450.297,45 lekë pa TVSH. Numri i referencës së procedurës: REF-84999-09-08-2018 Procedura e prokurimit është zhvilluar në përputhje me ligjin nr.9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, VKM-së nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” e ndryshuar.

ARRSH sqaron në njoftim se “kjo procedurë bazuar në detyrimet ligjore të mësipërme është zhvilluar e hapur, me mjete elektronike.

Dokumentet e tenderit, përfshirë të gjitha shtojcat e nevojshme si, projekt, specifikimet teknike, preventiv dhe kërkesat për kualifikim janë bërë publike në datë 10.09.2018 dhe janë lehtësisht të aksesueshme nga çdo person i interesuar.

Në dispozicion të operatoreve ekonomik janë vënë 37 ditë kalendarike për përgatitjen e ofertave dhe dokumenteve shoqëruese përkatës, nga minimalisht 30 ditë, që kërkohen bazuar në rregullat e prokurimit publik.

Referuar dokumenteve të tenderit, janë krijuar të gjitha hapësirat e nevojshme për shoqëritë vendase ose të huaja në paraqitjen e ofertave dhe plotësimin e kritereve të dhëna në dokumentet e tenderit.

Janë përcaktuar qartë rregullat kur ofertuesit paraqiten si bashkim i përkohshëm i operatoreve ekonomik.

Më datë 17.10.2018 ora 10.00, është bërë hapja publike e procedurës së prokurimit, nëpërmjet sistemit elektronik.

Është konstatuar që kanë marrë pjesë operatorët e më poshtëm:

1. “Biba x shpk” & “DH Albania shpk – degë e shoqërisë së huaj” me ofertën ekonomike 2.246.450.000,09 lekë, pa TVSH

2. “Vëllezrit Hysa shpk” nuk kanë paraqitur dokumentacion dhe as ofertë Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, i ngarkuar për këtë qëllim, ka vlerësuar dokumentacionin e dhënë duke kualifikuar vetëm bashkimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik “Biba x shpk” & “DH Albania shpk – degë e shoqërisë së huaj”, pasi ka konstatuar që dokumentet janë në përputhje me kriteret e dhëna në dokumentet e tenderit.

Më pas AK-ja ka respektuar afatet ligjore nëse do të kishte ankesa në lidhje me këtë vlerësim dhe vetëm pasi nuk kanë rezultuar të tilla, ka vijuar me njoftimin e fituesit dhe nënshkrimin e kontratës.

Vlen të nënvizohet fakti që, referuar dokumenteve të paraqitura, rezulton se DH Albania shpk – është degë e shoqërisë së huaj “Dunwel Habermam” me adresë Centerville Rd., New Castle County, Wilmington, Delaware 19808, USA.

Kjo kompani, në përmbushje të kritereve të dhëna në dokumentet e tenderit ka bërë dhe njësimin e licencës duke respektuar Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 42 datë 16.01.2008, ”Për miratimin e rregullores për kriteret dhe Procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”.

Njësimi i saj ka konkluduar me një nivel maksimal të licencimit, bazuar në veprimtarinë ekonomike të saj në vendin e origjinës, duke mbajtur kategoritë maksimale (kategoria G) për 30 nga 32 kategori punimesh të ndërtimit.

ARRSH vazhdon: “Dunwell Haberman ofron një gamë gjithëpërfshirëse të shërbimeve inxhinerike dhe teknike në botë dhe ka një staf prej mbi 3500 punonjës.

Operatori ekonomik Biba x shpk, pjesë e këtij bashkimi me 7 % të punimeve, plotëson kriteret e dhëna konform dokumenteve të tenderit dhe është në përputhje të plote me rregullat e prokurimit publik.

Neni 45/2, LPP-së përcakton: Çdo kandidat ose ofertues kualifikohet/pranohet në një procedurë duke deklaruar se:

a) Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”

b) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv) b) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP,

c) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale.

d) ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi.

Ky operator në asnjë rast dhe në asnjë moment referuar ekstraktit të QKB-së nuk ka qenë në proces falimentimi dhe statusi rezulton aktiv. /o.l/e.caushi/

Kategori