Mër. Tet 17th, 2018

Akuzat e PD-së për fluturimet charter, Balla: Të hënën padia e radhës për shpifje

TIRANË, 13 tetor. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Basha i konsideroi sot shpifje akuzat e deputetit demokrat, Ervin Salianji se ka udhëtuar 18 herë me chartera jashtë vendit, ndërsa paralajmëroi se të hënën do ta padisë në gjykatë.

Balla ftoi deputetët demokratë të kërkojnë informacion nga Albcontrol, ku vërtetohet e kundërta e akuzave të tyre.

“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallëzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon të kontribuosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë”, u shpreh Balla./m.m/j.p/

Kategori