Mër. Dhj 12th, 2018

Akuzat e Salianjit, Balla tregon vendndodhjen e tij në 8 dhjetor 2014

TIRANË, 13 tetor/ATSH-A Fortuzi/ – Akuzave të Partisë Demokratike dhe deputetit të saj Ervinj Salianji, kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste ka zgjedhur t’u përgjigjet mes ironisë, duke publikuar edhe videon e cila tregon vendin se ku ka qenë Taulant Balla në datën 8 dhjetor 2014.

PD publikon “video-skandalin” 8 Dhjetor 2014 ora 12.23: Taulant Balla bashkë me Edi Ramën, Monika Kryemadhin, Evis Kushin dhe “krye-kriminelin” Endri Fuga nisen me avion për në Bruksel. Ja pamjet e takimeve me “baronët” e Parlamentit Europian”, shkruan Balla

Më herët deputeti i PD, Salianji ka akuzuar Taulant Ballën se në këtë datë ka qenë i shoqëruar me Edmond Begon, mbi të cilin rëndojnë një sërë akuzash./e.caushi/

Kategori