Mër. Tet 17th, 2018

Akuzat e Salianjit për Ballën, deputetja Kushi tregon të vërtetën përmes fotove

TIRANË, 13 tetor/ATSH-A Fortuzi/ – “Kjo çmenduri shpifjesh duhet të marr fund vetëm në Gjykatë. Fondi i Edukimit është zgjidhja”.

Kështu është shprehur Evis Kushi, deputete e Partisë Socialiste pas deklaratës së deputetit Demokratë, Ervin Salianji, që akuzoi Kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla për disa udhëtime të kryera me charter përkrahë të dënuarit për trafik droge, Edmond Bego.

“Lexova në media se deputeti Ervin Salianji, person në hetim “për kallëzim të rremë në bashkëpunim” me Babalen, kish hedhur përsëri baltë pa pikë turpi mbi Kryetarin e Grupit dhe kolegun tim Taulant Balla.

Meqenëse në një nga udhëtimet për të përfaqësuar Shqipërinë kam qenë dhe unë më datat 8-9 Dhjetor 2014, e sqaroj opinionin publik që më datë 8 Dhjetor 2014 ora 12.23 jemi nisur bashkë me Kryeministrin Rama, deputetët Taulant Balla, Monika Kryemadhi dhe unë për në Bruksel.

Gjeni bashkangjitur edhe fotografitë e vizitës. Nëse duhet edhe agjenda e takimeve gjithashtu. Prandaj, kjo çmenduri shpifjesh merr fund vetëm në Gjykatë. Fondi i Edukimit” –  theksoi deputetja e PS, Evis Kushi./e.caushi/

Kategori