Akuzat ndaj drejtueses së bankës: mashtrim për leje të paguar

Drejtuesja e bankës akuzohet për skllavëri seksuale, por ish-punonjësi kishte mashtruar për vdekjen e babait për leje të paguar

Një lajm tronditës qarkulloi në rrjetet sociale, ku një drejtuese e bankës “JPMorgan Chase” me origjinë shqiptare, akuzohej se kishte ngacmuar dhe detyruar një punonjës të saj të bëhej “skllavi i saj seksual”. Megjithatë, duket se ngjarja nuk është aq e thjeshtë sa u prezantua fillimisht.

Ish-punonjësi i JPMorgan Chase, Chirayu Rana, 35 vjeç, rezulton të ketë një histori mashtrimesh dhe gënjeshtrash. Sipas burimeve të “New York Post”, Rana gënjeu kompaninë duke pretenduar se babai i tij po vdiste, në mënyrë që të përfitonte gati tre muaj leje të paguar. Më pas, ai duket se e ka shfrytëzuar këtë kohë për të përgatitur padinë e tij kundër drejtores Lorna Hajdinit dhe punëdhënësit.

Rana informoi mbikëqyrësit në mes të dhjetorit 2024 për vdekjen e supozuar të babait të tij, Chaitanya, duke kërkuar pushim nga puna për të qenë pranë familjes, përveç pesë ditëve zyrtare zie. Financiari, i cili tani është i papunë, kishte marrë leje për të punuar nga distanca që nga vjeshta e vitit 2024, kur ai kishte raportuar për herë të parë se babai i tij ishte rëndë i sëmurë.

Ai ka shfrytëzuar një sërë lejesh të paguara midis fillimit të marsit dhe fundit të majit të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe, një draft-ankesë fillestare iu dërgua ekipit ligjor të bankës, sipas personave të njohur me çështjen. Rana më në fund e paraqiti padinë e tij pothuajse një vit më vonë, më 28 prill, në Gjykatën Supreme të Qarkut të Nju Jorkut, nën pseudonimin “John Doe”.

Në padi, ai akuzoi drejtoreshën ekzekutive Lorna Hajdini, 37 vjeç, se e kishte droguar me Rohypnol dhe Viagra, e kishte detyruar të kryente akte seksuale degraduese dhe i kishte kërcënuar karrierën nëse refuzonte.

Nga ana tjetër, Lorna Hajdini kundërshton fuqishëm akuzat. Avokatët e saj deklaruan: “Lorna mohon kategorikisht akuzat. Ajo nuk është përfshirë kurrë në ndonjë sjellje të papërshtatshme me këtë individ dhe nuk ka qenë kurrë në vendin ku supozohet se ka ndodhur sulmi seksual i dyshuar.”

Scroll to Top