Die. Sht 23rd, 2018

Akuzat për doping, reagon mjeku i kombëtares ruse

Rusia u eliminua në çerekfinale të Botërorit të shtëpisë me penallti nga Kroacia, por sërish edhe deri në këtë fazë kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme për ta.

Mbi ecurinë e Rusisë në Botëror nisën të aludojnë edhe për përdorim dopingu. Mediat gjermane shkruan se lojtarët rusë kanë përdorur herë pas here amoniak, një substancë që duhet të jetë e ndaluar, pasi ndikon në paraqitjen sportive.

Por për këto akuza ka reaguar mjeku i kombëtares ruse Eduard Bezuglov.

“Ishte thjesht amoniakut i vënë në topa pambuku. Është diçka që ata e bëjnë me mijëra atletë, është përdorur për dekada, jo vetëm në sport, por edhe në jetën e përditshme. Kur dikush humb vetëdijen ose ndihet i dobët”, shpjegoi mjeku.

InfoPasqyra/tch

Sport – Top Channel

Kategori