Situatë alarmante në Fier, çahet argjinatura e kanalit dhe uji vërshon në fshat.
Argjinatura e kanalit të Martinës në Ferras është dëmtuar, duke sjellë vërshimin e ujit drejt fshatit dhe duke rrezikuar të gjitha banesat.
Aktualisht po merren masa për evakuimin e banorëve, ndërsa situata paraqitet tepër alarmante.
