Albin Kurti, Kandidat për Kryeministër nga Vetëvendosje

Asnjë votë kundër, Vetëvendosje nominoi Albin Kurtin si kandidat për kryeministër

Zyrtarisht, Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur Albin Kurtin si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Ai u votua në mbledhjen e 61-të të partisë.

Nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca, deklaroi se e nominoi Kurtin duke e vlerësuar si udhëheqësin demokratik të vendit. “Unë do ta nominoj më të votuarin nga populli ynë në historinë e demokracisë sonë parlamentare. Më meritorin në udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje, liderin e vërtetë të transformimit social dhe demokratik, kryeministrin më të suksesshëm të Republikës sonë, Albin Kurtin,” tha Konjufca.

Scroll to Top