Mër. Tet 17th, 2018

Albumi i fundit i Buble, njofton fundin e karrierës

“Jam ne pension, kjo është intervista ime e fundit”. Fjalë shokuese këto të Michael Buble, të cilat tronditin botën e artit.

Edhe dy vjet më parë 43-vjecari kanadez kishte njoftuar largimin nga skenat, pas diagnostikimit të të birit me një sëmundje të rëndë që në moshën 3-vjeçare!

“Gjëja më e keqe që një prind mund të dëgjojë. Është si të përfundosh menjëherë në ferr”, shprehet Buble. Pas dy vitesh heshtjeje në prodhimtari edhe në rrjetet sociale, Michael e thyen heshtjen në shtator, ku në “Instagram” njofton daljen e albumit të tij të fundit, me shumë gjasa për fatin e keq të muzikës edhe i fundit në karrierën e tij.

Gjithashtu këngëtari konfirmon edhe shërimin e të birit, por stresi i përjetuar në dy vjet e ka bërë atë të vërë gjithçka në diskutim. Kalvari i vuajtjeve e ka brejtur në masën që e ka bërë të rizbulojë vlerat autentike: dashurinë për familjen dhe afërsinë me njerëzit e afërt.

Përmasa shumë të largëta për shoëbiz-in dhe për syrin karrierist të mediave, për t’u jetuar plotësisht. Pas shitjes së 75 milionë disqeve dhe 13 viteve aktivitet, këngëtari fitues i 4 Grammy Awards, i thotë mjaft “narcizizmit”, “famës” dhe rrjeteve sociale.

“Love you anymore” titullohet albumi i fundit i Buble, i cili do të dalë në shitje më 16 Nëntor. Këngëtari ka vendosur që një pjesë të madhe të të ardhurave nga ky album do të shkojnë për shoqatën bamirëse “Stand Up To Cancer”. Por, pas traumës së pësuar, tashmë as muzika që shpesh ndihmon në daljen nga momente të errëta të jetës, nuk arrin më ta motivojë: makthi i përjetuar me sy hapur, me sa duket ka lënë një plagë të pambyllshme në shpirtin e tij.

InfoPasqyra/tch

Kategori