Allegri kundër Cassanos: Reagimi pas akuzave

“Ai më bëri një kompliment të madh duke thënë se jam përgjegjës për gjithçka”

Trajneri i Milanit, Masimiliano Allegri, iu kundërpërgjigj deklaratave të fundit të Antonio Cassanos, i cili pretendoi se ai po e drejtonte futbollin italian drejt greminës.

Më 8 prill, Cassano kishte deklaruar: “Allegri është trajneri kryesor, jo menaxheri. Ai po e çon futbollin tonë drejt humnerës. Kjo është katastrofa që Allegri dhe ata që e mbështesin për 10 vitet e fundit. Ai nuk di si të stërvitë, flet pa lidhje, vazhdon të fitojë kaq shumë para dhe nuk e kuptoj pse. Do të vijë koha kur këta personazhe do të largohen nga futbolli, sa më shpejt të largohen, aq më i mirë do të jetë futbolli ynë.”

Gjatë një konference për shtyp, Allegri iu kundërpërgjigj ish-lojtarit të tij:

“Pata fatin dhe kënaqësinë ta stërvitja. Si lojtar, ai kishte disa aftësi të jashtëzakonshme. Mendoj se ishte pak si Ronaldinho, sepse e pasonte topin aty ku vetëm ai mund ta shihte. Dhe Antonio ishte shumë i mirë në këtë. Unë i respektoj mendimet e të gjithëve. Mendoj se ai më bëri një kompliment të madh duke thënë se unë jam përgjegjës për gjithçka…”, tha Allegri.

PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top