Alqi Bllako paraqitet në GJKKO
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Sipas pamjeve të siguruara, ai ka mbërritur në gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij.
Deri më tani, nuk është bërë e ditur arsyeja e paraqitjes së ish-deputetit në GJKKO.
