Mar. Nën 20th, 2018

ALUIZNI publikon shifrat e legalizimeve në Tiranë

TIRANË, 6 shtator. – Procesi i legalizimeve ka hyrë në fazën përfundimtare të tij dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) ka publikuar bilancin e punës, ku vihet re se viti 2016 shënon edhe numrin më të lartë të legalizimeve 17 672 të tilla.

Agjencia bën me dije se : “Aktualisht në Qarkun Tiranë ndodhet numri më i madh i aplikimeve si dhe i zonave informale në vend, 58 të tilla, si në, Tiranë, Kamëz, Bathore, Farkë, Selitë, Dajt, Paskuqan, Kashar, Ndroq, Bërxull, Vorë, Kavajë, Synej.

Viti me më pak legalizime është viti 2010 me 276 legalizime, ndërsa ai me rekordin më të lartë është viti 2016 ku janë kryer 17 672 legalizime.

Po ashtu, pranë zyrave të ALUIZNI-t janë paraqitur rreth 2000 kërkesë/ankesa, të cilat janë shqyrtuar në mënyrë korrekte duke garantuar ofrimin e një shërbimi cilësor dhe mirëinformues për zgjidhje konkrete”.

Gjatë punës në këto 5 vite ALUIZNI gjeti zgjidhje ligjore për disa çështje me ndikim në interesin e qytetarëve, grupeve apo kategorive të caktuara, e më konkretisht: janë legalizuar në emër të banorëve, 14 pallatet e shoqërisë “Hawai” sh.p.k, administratori i të cilëve kishte shpallur falimentin. Gjithashtu zgjidhje gjetën  dhe 400 familjet e shpërngulura nga ndërtimi i ujësjellësit të Bovillës.

Në qarkun e Tiranës, në fillim të këtij procesi ka patur 6 466 legalizime, ndërsa sot janë 47 053 legalizime të kryera./e.caushi/

Kategori