Hën. Gus 20th, 2018

Ambasada e SHBA në Tiranë, ftesë për Programin e Granteve për Demokracinë

TIRANË,7 gusht/ATSH- I. Vata/ – Ambasada e SHBA-së në Tiranë fton organizatat vendase për aplikim në Programin e Granteve të Komisionit për Demokracinë.

Fokusi i Programi i Granteve të Komisionit për Demokracinë është lufta anti-korrupsion, qeverisjes së mirë, të drejtave të njeriut , të drejtave të pakicave, fuqizimit të grave dhe të rinjve, luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ndërgjegjësimit mjedisor, gazetarisë investigative.

Ambasada e SHBA-së shprehet se “jeni një organizatë vendase dhe doni të kontribuoni në fushat e anti-korrupsionit, qeverisjes së mirë, të drejtave të njeriut të drejtave të pakicave, fuqizimit të grave dhe të rinjve, luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ndërgjegjësimit mjedisor, gazetarisë investigative, etj.? Ju mund të aplikoni për thirrjen e dytë për propozime të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci”./e.caushi/

Kategori