Mar. Nën 20th, 2018

Ambasada e SHBA promovon vlerat e bashkëpunimit Shqipëri-SHBA

TIRANË, 7 shtator /ATSH- I. Vata/ – Ambasada e SHBA-së në Tiranë promovon vlerat e bashkëpunimit Shqipëri – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sjellë në vëmendje vitin 1920.

Në fokusin e Ambasadës së SHBA-së të titulluar “Kthim në Histori” është portreti i një vajze shqiptare duke qepur me makinë qepëse, kohë kur SHBA-ja solli në Shqipëri makina qepëse duke bërë të mundur punësimin e qindra grave.

“Kthim në Histori-Janar, 1920. Portret i një vajze shqiptare teksa punon në një makinë qepëse amerikane në dhomën e punës së Kryqit të Kuq në Tiranë. Kryqi i Kuq Amerikan importoi makina qepëse në Shqipëri, duke mundësuar kështu punë për qindra gra”, shprehet Ambasada amerikane në Tiranë.

Po ashtu, Ambasada e SHBA-së shton se “punonjëset shqiptare paguheshin për punën e tyre nga Kryqi i Kuq, i cili veshjet e prodhuara i shpërndante tek njerëzit në nevojë në Shqipëri”. /r.e/

Kategori