Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin për shtetasit e saj: Qëndroni të sigurt!
Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh informues për shtetasit amerikanë, duke i ftuar të qëndrojnë të informuar dhe të sigurt, përballë tensioneve në Lindjen e Mesme.
Në njoftimin e saj, ambasada këshillon që qytetarët amerikanë të regjistrohen në programin Smart Traveler Enrollment Program (STEP), përmes faqes zyrtare step.state.gov. Ky regjistrim do t’u mundësojë atyre të marrin përditësime dhe njoftime sigurie drejtpërdrejt nga përfaqësia diplomatike e ambasadave amerikane.
Sipas ambasadës, regjistrimi në këtë program ndihmon shtetasit amerikanë të marrin informacione të rëndësishme në kohë reale dhe e bën më të lehtë për ambasadën që të kontaktojë qytetarët e saj në rast emergjencash ose situatash të papritura.
MESAZHI:
- Qëndroni të informuar.
- Qëndroni të lidhur.
- Qëndroni të sigurt.
Shtetasit amerikanë duhet të regjistrohen në Smart Traveler Enrollment Program në step.state.gov për të marrë përditësime dhe njoftime sigurie direkt nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara.
