Ambasada SHBA: Lufta kundër krimit prioritet në Shqipëri

Tjetër mesazh nga ambasada amerikane për luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka dërguar një tjetër mesazh, duke theksuar nevojën që lufta kundër karteleve të krimit të organizuar të jetë një prioritet për qeverinë shqiptare.

Gjatë javës, e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, zhvilloi një seri takimesh me ministrat e sapoemëruar. Sipas një njoftimi zyrtar, zonja VanHorn u takua me Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Fokusi kryesor i këtyre takimeve, sipas Ambasadës, ka qenë bashkëpunimi institucional dhe përcaktimi i prioriteteve të përbashkëta mes dy vendeve.

Në një postim të Ambasadës, thuhet:

  • “Gjatë javëve të fundit, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi takime me ministrat e emëruar së fundmi në detyra të reja; Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili. Znj. VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe arritjen e marrëveshjeve të drejta për kompanitë amerikane që operojnë në Shqipëri. Ne vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjitha ministritë dhe institucionet që ndajnë angazhimin tonë për dhënien e rezultateve si për amerikanët, ashtu edhe për shqiptarët.”
Scroll to Top