Amerikani gjendet i varur në qelinë e paraburgimit në Shkodër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar të martën në burgun e Shkodrës. I paraburgosuri Brendon Ronald Saporito, 57 vjeç, është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit.
Sipas njoftimit zyrtar, ai u gjet ende me shenja jete dhe u dërgua menjëherë në Spitalin e Koplikut. Pavarësisht ndihmës së parë dhe përpjekjeve të mjekëve, Saporito nuk arriti të mbijetojë.
Saporito, me shtetësi amerikane, ishte arrestuar më 2 maj 2025 dhe mbahej në paraburgim për akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, me vendim të Gjykatës së Shkodrës.
Ai akuzohet se ka masakruar me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito, të premten, 2 maj 2025. Bashkëshortja humbi jetën në vendin e ngjarjes, në banesën që çifti kishte marrë me qira në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës.
