Sht. Nën 17th, 2018

Angli-Spanjë, tjetër duel “titanësh” në Ligën e Kombeve

Liga e Kombeve ka rezervuar një tjetër ndeshje të madhe në edicionin e saj të parë. Bëhet fjalë për supersfidën mes Anglisë dhe Spanjës, që premton spektakël.

Spanja do të kërkojë të harrojë eliminimin në 1/8-at e finaleve të Botërorit të Rusisë, e tani ka një trajner të ri si Luis Enrique. Asturiani do të kërkojë të debutojë me fitore në kompeticionin më të ri të UEFA-s.

Ndërkohë, Anglia vjen si skuadra gjysmëfinaliste e Botërorit, që në radhët e saj ka edhe Harry Kane, fituesin e “Këpucës së Artë” të turneut veror.

Bilanci i përballjeve me “Tre Luanët” flet për skuadrën spanjolle, që në 5 ndeshjet e fundit me anglezët ka regjistruar 3 fitore dhe 1 humbje, ndërkohë që Anglia nuk pëson humbje në “Ëembley” prej dy vite e gjysmë.

Trajneri i Anglisë, Southgate duket se nuk ka shumë dyshime për këtë ndeshje, teksa ka konfirmuar në portë Pickfordin, ndërkohë që mbrojtja do të përbëhet nga 3 futbollistë. Mesfusha do të këtë 5 lojtarë, me Henderson ose Dier që do të ketë detyrën të drejtojnë këtë repart. Sulmi do të përbëhet nga dyshja Kane-Sterling, që duket se janë në një formë të jashtëzakonshme.

Te Spanja, ku mungojnë Pique, Iniesta e Jordi Alba, Luis Enrique do të aplikojë skemën 4-3-3. Në mbrojtje, Ramos dhe Inigo Martinez do të jenë në qendër, ndërsa për krahët, asturiani ka ende disa dyshime. Çelësat e mesfushës do të jenë në duart e Busquets, ndërsa në sulm, me shumë gjasa do të jenë Isco e Asensio, ndërsa Rodrigo është në balotazh me Moratën.

InfoPasqyra/tch

Kategori