Anije cisternë merr flakë në Jemen pas sulmi: Houthi nën dyshim
Anija cisternë merr flakë në brigjet e Jemenit pas një sulmi
Një anije cisternë ka marrë flakë në Gjirin e Adenit, pranë brigjeve të Jemenit, pas një sulmi që pësoi, njoftoi ushtria britanike.
“Një anije u godit nga një projektil i panjohur, duke shkaktuar zjarr. Autoritetet po kryejnë hetime,”, tha Qendra e Operacioneve Tregtare Detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).
Kompania e sigurisë detare Ambrey deklaroi se komunikimet radio treguan që ekuipazhi i anijes me flamur Kameruni po përgatitej të braktiste anijen dhe po zhvillohej një operacion kërkimi dhe shpëtimi. Sipas kompanisë, anija po udhëtonte nga porti Sohar në Oman drejt Xhibutit.
Ngjarja zhvillohet në një kohë kur rebelët Houthi të Jemenit, të cilët kanë lidhje me Iranin, kanë kryer sulme kundër anijeve në Detin e Kuq që nga viti 2023. Këto sulme synojnë anije që ata i konsiderojnë të lidhura me Izraelin, në mbështetje të palestinezëve. Megjithatë, grupi nuk ka marrë përgjegjësi direkte për sulmin e fundit, edhe pse zakonisht u duhet pak kohë për ta bërë këtë.
Sulmet e Houthive kanë shqetësuar ndjeshëm rrjedhën e tregtisë përmes Detit të Kuq dhe Kanalit të Suezit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë.