Hën. Nën 19th, 2018

ANKARA – Erdogan: Vrasja e Khashoggit e planifikuar

ANKARA, 23 tetor /ATSH-AA/ – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, që ndodhi në Konsullatën Saudite në Stamboll, ishte e planifikuar.

Erdogan kërkoi që 18 personat edyshuar për lidhje me vrasjen e Khashoggit të gjykohen në Stamboll.

”Duke pranuar vrasjen qeveria e Arabisë Saudite hodhi një hap të rëndësishëm përpara. Pas kësaj, prej tyre presim që me sinqeritet të nxjerrin në pah të gjithë përgjegjësit dhe t’i dënojnë para ligjit”, theksoi ai.

”Informacionet dhe faktet e deritanishme tregojnë se Jamal Khashoggi ishte viktimë e një vrasjeje mizore”, shtoi Erdogan.

Khashoggi për herë të fundit u pa më 2 tetor kur hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll. Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e tij, Arabia Saudite të shtunën pohoi se Khashoggi u vra gjatë një sherri brenda konsullatës./ /os/ a.jor.

Kategori