Ankese Tatime: Si te veproni nese nuk fitoni nga ligji i faljes

Tatimet: Si të ankoheni nëse nuk keni përfituar nga ligji i faljes

Tatimpaguesit, të cilët kanë marrë njoftimin nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve se nuk plotësojnë kushtet për të përfituar nga ligji i faljes, kanë të drejtë të kërkojnë rishikimin e rastit të tyre. Për këtë, ata duhet të paraqesin një kërkesë-ankesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, të shoqëruar me dokumentacionin provues sipas rastit.

Administrata Tatimore sqaron se do të shqyrtojë çdo kërkesë të paraqitur. Në rast se konstatohet se plotësohen kushtet ligjore, do të ndërmerren veprimet e nevojshme për reflektimin e përfitimeve të parashikuara nga ligji për fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore të papaguara.

Scroll to Top