Anulohet Samiti Bërdo-Brioni: Vuçiç refuzon, kritika ndaj Kroacisë

Anulohet Samiti i Bërdo-Brionit, Vuçiç refuzon: Fto miqtë e tu nga Tirana dhe Prishtina

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, njoftoi anulimin e Samitit Bërdo-Brioni, një takim që ishte planifikuar të mbahej në muajin maj. Sipas presidentit kroat, ky vendim u mor për shkak të deklaratave të presidentit serb.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar ndaj këtij anulimi, duke theksuar se Millanoviç nuk kishte arsye për ta anuluar takimin. Ai shtoi se “kishte mundur t’i ftonte miqtë e tij nga Prishtina dhe Tirana”.

“Absolutisht ai ka të drejtë, unë nuk e kam vendin aty,” deklaroi Vuçiç, duke shtuar se askush nga Kroacia nuk do t’i tregojë atij se çfarë të thotë, sipas raporteve të mediave kroate.

Procesi i Bërdo-Brionit është një nismë rajonale që mbledh liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai u iniciua në vitin 2013 me qëllim që të nxisë bashkëpunimin dhe të përshpejtojë integrimin evropian të rajonit.

Më herët, Vuçiç ishte shprehur se do të “verifikojë raportet e agjencive të sigurisë për ndikimin e mundshëm të vendeve të huaja në procesin zgjedhor”, duke përmendur “mbështetjen logjistike të një shteti fqinj”.

“Na kanë goditur nga rajoni edhe sot. Mund të shihnit çfarë bënin nga Zagrebi dhe sa të mëdha ishin përpjekjet e tyre. Në Kula kishte më shumë targa nga Zagrebi sesa nga komunat përreth. Dhe, nuk po flas vetëm për logjistikën e transportit, por para së gjithash për atë mediatike,” tha presidenti serb.

Scroll to Top