Apeli i GJKKO kthen për rigjykim çështjen për ish-prokurorin Aurel Zarka
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka prishur vendimin e GJKKO për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, dhe ka kthyer çështjen për rigjykim në GJKKO.
Vendimi u dha këtë të mërkurë nga tr gjyqtarët Miliana Muça, Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.
Zarka kishte ankimuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, e cila e kishte dënuar atë me 4 vite burg për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Yaris”. Dënimi u reduktua në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
