Apeli lë në burg anëtarët e grupit ‘Rraja’

Apeli lë në burg anëtarët e grupit ‘Rraja’, mes tyre edhe djali i ish-deputetit socialist

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për anëtarët e grupit ‘Rraja’, përfshirë Rexhep Rrajën, djalin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraha.

Sipas njoftimit të Apelit, në burg mbeten:

  • Islam Sefa
  • Rexhep Rraja
  • Perparim Rraja
  • Gazmir Rraja
  • Aldo Gjini
  • Zamir Aliaj
  • Jani Cavo
  • Marvin Bushati

Ky grup u zbulua pas analizës së përgjimeve të aplikacionit SKY ECC dhe akuzohet për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe krijimit të një grupi të strukturuar kriminal.

Njoftimi i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) sqaron se:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, më datë 24.01.2026, ka shpallur vendimin mbi çështjen penale nr. 1 akti, datë 19.01.2026.

Vendimi u mor mbi ankimet e shtetasve I.S., J.Ç., A.Gj., M.B., P.Rr., G.Rr., R.Rr., dhe Z.A., të cilët kishin paraqitur ankim kundër vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Këto ankime ishin kundër:

  • Vendimit nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, për caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.
  • Vendimit nr. 126, datë 11.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata e Apelit vendosi:

  • 1. Miratimin e Vendimit nr. 124, datë 09.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për sa i takon disponimeve kundrejt Z. I.S., Z. J.Ç., Z. A.Gj., Z. M.B., Z. P.Rr., Z. G.Rr., Z. R.Rr., Z. Z.A..
  • 2. Miratimin e Vendimit nr. 126, datë 11.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për sa i takon disponimeve kundrejt Z. I.S., Z. J.Ç., Z. A.Gj., Z. M.B., Z. P.Rr., Z. G.Rr., Z. R.Rr., Z. Z.A..

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Vendimi u shpall në Tiranë, më datë 24.01.2026.

Scroll to Top